TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 10:05

Dosja e Himarës për pronat në bregdet, Jorgo Goro shkon sërish në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e Himarës për pronat në bregdet, Jorgo Goro shkon

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Jorgo Goro vijon të mbajë detyrën e Kryetarit të Himarës, pasi kryetari i zgjedhur nga qytetarët më 14 Maj, Fredi Beleri, ndodhet në qeli për blerje votash dhe nuk ka mundësi që në këto kushte të kryejë betimin.

Kujtojmë që më herët është zbardhur edhe padia që Fredi Beleri ka bërë për Jorgo Goron, ish-ministren Xhaçka dhe bashkëshortin e saj për shfrytëzim toke në mënyrë të paligjshme.

Ndaj Jorgo Goros ka dy gjetje, kryesorja është ajo e raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Gjithashtu këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.  Fredi Beleri është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Goro është ballafaquar disa herë me prokurorët e SPAK.

Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.

jorgo goro spak

Lini një Përgjigje