TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 22:25

Djali i Metës futet në politikë, Sulo: Rast specifik, s’do ndodhte nëse Ilirin nuk ishte në burg!

Shkruar nga Pamfleti

Djali i Metës futet në politikë, Sulo: Rast specifik, s’do

Gazetari Arian Sulo duke komentuar zhvillimet e fundit politike, foli edhe për angazhimin e djalit të Ilir Metës, Besar Metaj në fushatë.

Ai tha se futja e tij në fushatë është një rast specifik për të dhënë më shumë siguri te votuesit, pasi sipas gazetarit një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur nëse vetë Iliri do të ishte pjesë e fushatës dhe as nëse Monika Kryemadhi do të merrte pjesë në fushatë.

Ka një specifik dalja e djalit të ilir Metës, Ai nuk o dilte nëse Ilir Meta do ishte i lirë dhe në fushatë. Gjithashtu në rast se do ishte Monika Kryemadhi ai nuk do dilte. Këto dy specifika e kanë bërë të nevojshme një mesazh për anëtarësim për militantët në këtë fushatë atipike dhe aty duhet çdo energji, çdo votë, aq më shumë një përfaqësues i familjes që i çon një mesazh elektoratit të PL-së se drejtimi i fushatës nga Tedi Blushi dhe djali i Ilir Metës ky është një mesazh sigurie. Por këtu kemi disa pikëpyetje, se mbetet trashëgimi familjare. Për mua ky është një problem në partitë e mëdha, jo më në parti më të vogla se e Ilir Metës është forcë e tretë”, tha Sulo në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje