TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Gusht 2023, 19:22

Diplomati i BE rrëzon Athinën: Nuk mund të kërcënoni Shqipërinë me bllokim të integrimit, sjellja e Mitsotakis e gabuar

Shkruar nga Pamfleti
Diplomati i BE rrëzon Athinën: Nuk mund të kërcënoni
Ervan Fuere

Në lidhje me mungesën e ftesës për Edi Ramën, në darkën informale që u mbajt në Athinë nga Mitsotakis, Ervan Fuere u shpreh se ishte një gjest i gabuar. Sipas tij, një lëvizje e tillë nuk ndihmon aspak në raportet mes dy vendeve...

Diplomati Ervan Fuere, dikur ish-ambasador i BE në Shkup, i ka dhënë një shuplakë të fortë Athinës sa i takon përplasjeve me Tiranën për Fredi Belerin. Sipas tij, mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen sa më shpejt, pasi mund të kthehet në një konflikt më të madh.

Eksperti me përvojë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor thekson gjithashtu, duke folur edhe për mosmarrëveshjet e tjera dypalëshe në rajon, se nevojitet një përpjekje diplomatike më e vendosur nga BE-ja për të zgjidhur këto mosmarrëveshje, përpara se ato të bëhen pengesë për zgjerimin.

Rasti që ka lindur mes Shqipërisë dhe Greqisë është shqetësues dhe nënvizon edhe një herë se sa kritike janë bisedimet e rregullta dypalëshe për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve të tilla. Nuk i di arsyet që çuan në arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur Beleri, por ky është një rast që kërkon hetim të plotë dhe dialog mes të përfshirëve. Sepse këto raste kanë tendencë përshkallëzimi nëse nuk trajtohen me dialog në një fazë të hershme. Shpresojmë se do të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme”, tha Fuere.

Në lidhje me mungesën e ftesës për Edi Ramën, në darkën informale që u mbajt në Athinë nga Mitsotakis, ai u shpreh se ishte një gjest i gabuar. Sipas tij, një lëvizje e tillë nuk ndihmon aspak në raportet mes dy vendeve.

Ishte gabim që nuk u ftua Edi Rama në takimin e Athinës. Të mos ftosh nuk ndihmon. Nëse nuk është ftuar për shkak të arrestimit të Belerisit, nuk mendoj se ka qenë qasja e duhur. Duhet të ketë një dialog të drejtpërdrejtë mes dy palëve. Çështjet dypalëshe nuk duhet të bëhen pengesë për një ngjarje evropiane dhe takimi në Athinë ishte një ngjarje evropiane për zgjerim. Është një rast që duhet zgjidhur përpara se të përshkallëzohet më tej dhe të kthehet në një problem më të thellë. Nevojiten përpjekje më të vendosura për zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jetë gabim të ndërlikosh çdo përparim në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha ai.

Ervan Fuere është një diplomat karriere nga Irlanda. Ai ka shërbyer si ambasador në shumë vende, por u bë i njohur për rajonin në Maqedoni dhe Slloveni. Ai e njeh mirë situatën e Ballkanit dhe ka folur shpesh për kriza të ndryshe më Ballkan. /Pamfleti

rama be beleris

Lini një Përgjigje