
Ish-prokurori Ervin Karanxha, ka deklaruar se Ambasada Amerikane “po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë” në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut.
Duke folur mbi procesin për pasuesin e Dumanit, ai solli në vëmendje dhe sjelljet e Yuri Kim.
“Ambasada Amerikane ka rekomandimet e veta, por në rastin konkret po e sheh, po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë në proces. Jo siç shkonte ambasadorja amerikane. Shkonte çdo një orë, shihte që dilte me një votë mangut, kthehej prapë derisa ndodhi ajo që ndodhi. Tani, këtë herë do jenë organet e brendshme të cilët do kenë vullnetin e tyre për të zgjedhur një drejtues”, tha Karanxha.
Lini një Përgjigje