TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 07:15

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Vendi do të përfshihet edhe këtë të shtunë nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta që vijojnë të dominojnë vendin.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa vetëm në zonat malore të veriut dhe lindjes pritet të ketë vranësira të pakta e kalimtare.

Era do të fryjë nga perëndimi me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 metrash në sekondë. Në det, valëzimi do të mbetet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.

Parashikimet tregojnë se kushtet atmosferike do të mbeten të pandryshuara gjatë gjithë ditës, duke favorizuar aktivitetet në natyrë dhe frekuentimin e zonave turistike.

Lini një Përgjigje