TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2025, 16:20

Dhuna në Fier, prokuroria procedim penal për Kapllanajt: Efektivët me agjentin e BKH u ndoqën nga 3 makina dhe u sulmuan fizikisht

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna në Fier, prokuroria procedim penal për Kapllanajt:
BKH-Agron Kapllanaj

Prokuroria tregon detaje nga dinamika e ngjarjes në Fier...

Prokuroria e Fierit ka proceduar penalisht nipat e Agron Kapllanajt për dhunën fizike ndaj agjentëve të BKH dhe Forcave Operacionale.

Dy ditë më parë një grup i posaçëm efektivesh dhe të BKH u sulmuan fizikisht pranë biznesit të Kapllanajt në Fier, gjë që ka bërë bujë të madhe.

Policia ka arrestuar Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, nipa të Agron Kapllanajt si edhe shtetasin Gerald Kollçaku. Vetë Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Mallakastrës, pretendon se agjentët kanë ngritur dron mbi biznesin e tij dhe kanë krye monitorim, pa u prezantuar si efektivë.

Por Prokuroria në reagimin e saj ka dhënë më shumë detaje. Ajo shprehet se agjentët sapo kanë vënë re se po filmoheshin nga disa individë, janë larguar, pasi kanë qen me mision special. Pot ata janë ndjekur nga 3 makina dhe personat që ndodheshin në to i kanë dhunuar fizikisht. Prokuroria bën me dije se ka regjistruar procedim penal për 3 të arrestuarit.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K.

Lini një Përgjigje