TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2025, 13:40

Rekursi për masën detyrim paraqitje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Rekursi për masën detyrim paraqitje, Gjykata e Lartë rrëzon
Sali Berisha

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por shkalla e tretë e gjyqësorit e shtyu për në datë 22 Prill.

Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të Malltezit për masën e sigurisë.

gjykata e lartë rrëzon kërkesën e sali berishës

Lini një Përgjigje