Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në njësinë administrative Dajç në Shkodër.
Një prej familjeve më të goditura nga përmbytjet në këtë njësi, është ajo e Hamza Mllojas, e vendosur në fshatin Mushan.
Vetë 72-vjeçari shprehet se uji ka qëndruar në tokat bujqësore prej më shumë se 10 ditësh, ndërkohë që shton se askush nuk është interesuar për dëmet që u janë shkaktuar.
Mlloja shprehet se përmbytjet u shkaktohen vetëm nga HEC-et, pasi shkarkojnë pa kriter.
“Përmbytjet ndër vite kanë ndikuar që banorët e zonës të zgjedhin rrugën e emigrimit”, tha 72-vjeçari për "Syri Tv".
Uji vijon të jetë akoma në tokat bujqësore, teksa Dajçi ka qenë një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në territorin e Bashkisë Shkodër.
Lini një Përgjigje