TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2025, 11:30

Delvinë/ Landfilli-Bajkaj 10 vite me humbje; drejtori pensionist Feruz Basho me pagë 2000 Euro

Shkruar nga Pamfleti
Delvinë/ Landfilli-Bajkaj 10 vite me humbje; drejtori pensionist Feruz
Feruz Basho /

Aq “mirëkuptim” në pazare, kanë drejtuesit e Këshillit të Qarkut Vlorë me drejtor Feruzin e Landfillit, sa nuk e nxjerrin në pension megjthëse ka kaluar moshën para 2 vitesh; me justifikimin se “Feruzi është menaxher i aftë që ka normalizuar aktivitetin në këtë landfill”...

Ndërkohë që landfillet e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit janë nën hetim nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, për landfillin e Bajkaj në Delvinë nuk ka nisur asnjë hetim, pavarësisht denoncimeve për abuzime të mëdha financiare që vazhdojnë që nga themelimi i shoqërisë shtetërore në vitin 2014.

Landfilli Bajkaj duhet të trajtojë mbetjet e bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe Himarë. Por vjedhjet janë shtuar pas tetorit 2019, kur drejtori Feruz Basho, i njohur për falsifikime të mëparshme, mori drejtimin e këtij institucioni.

Gjatë viteve 2019–2025, bashkitë kanë paguar afro 10 milionë euro, ndërsa landfilli del me humbje të fabrikuara.

Bilancet fiktive i miraton Këshilli i Qarkut Vlorë, pavarësisht se auditimi ka konstatuar mos përputhje fiskale, të cilat më pas janë hequr nga Ekstrakti i landfillit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas statutit, “Bajkaj Land” duhet të funksionojë me vetë-financim, por drejtor Feruzi vazhdon të marrë pagë mujore 2,000 euro plus dieta, ndërsa vazhdon të lihet në detyrë edhe pas daljes në pension.

Feruzi është gjithashtu figurë e PS-Sarandë, dhe përveç landfillit ka drejtuar HEC-Bistricën, sektorin pyjor dhe OSHEE-n në Sarandë. Bilancet e viteve 2023–2024 nuk janë dorëzuar as në Tatime, as në QKB, as në Këshillin e Qarkut, duke ngjallur dyshime për vjedhje të mëdha financiare. Ndërkohë SPAK hesht, ndërsa qytetarët paguajnë humbjet e fiktive./Pamfleti

Delvinë/ Landfilli-Bajkaj 10 vite me humbje; drejtori pensionist Feruz

feruz basho landfilli bajkaj

Lini një Përgjigje