TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2026, 09:10

Dëbora zbardh edhe Llogaranë, rekomandohet kalimi nga tuneli

Shkruar nga Pamfleti
Dëbora zbardh edhe Llogaranë, rekomandohet kalimi nga tuneli
Dëborë në Llogara

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar ndjeshëm në zonën e Llogarasë, ku sipas kontraktorit të mirëmbajtjes së rrugës po vijojnë reshje bore me intensitet të lartë.

Për shkak të situatës, drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të përdorin tunelin e Llogarasë si alternativë më të sigurt për qarkullim. Ndërkohë, ata që zgjedhin të kalojnë përmes rrugës ekzistuese këshillohen të pajisin automjetet me zinxhirë.

Në mbështetje të menaxhimit të situatës, drejt zonës është dërguar një patrullë policie, e cila po monitoron nga afër qarkullimin dhe po ndërhyn për garantimin e sigurisë rrugore.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet, ndërsa situata vijon të ndiqet në kohë reale.

Dëbora zbardh edhe Llogaranë, rekomandohet kalimi nga tuneliDëbora zbardh edhe Llogaranë, rekomandohet kalimi nga tuneliDëbora zbardh edhe Llogaranë, rekomandohet kalimi nga tuneli

Lini një Përgjigje