TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2025, 13:49

Dëbora 'pushton' veriun e vendit, Policia apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore e zinxhirë

Shkruar nga Pamfleti

Dëbora 'pushton' veriun e vendit, Policia apel shoferëve:

Reshjet e dëborës kanë 'pushtuar' disa nga zonat verilindore të vendit. Gjithashtu edhe temperaturat kanë njohur një ulje të ndjeshme gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e reshjeve të borës, Policia e Shtetit iu bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve për kujdes të shtuar.

Policia këshillon drejtuesit për ulje të shpëjtësisë si dhe përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve.

"Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë", thuhet në apelin e policisë.

Lini një Përgjigje