TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2025, 12:04

Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës, akset ku duhet të tregoni kujdes

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës, akset ku duhet të

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës.

Në lartësitë 600 metër mbi nivelin e detit reshjet e shiut i kanë lënë vendin borës. Deri më tani zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi nuk paraqesin probleme në lëvizje pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.

Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.

Lini një Përgjigje