TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2025, 10:20

Ben Blushi: Mirëmëngjes të çmendur!

Shkruar nga Pamfleti

Ben Blushi: Mirëmëngjes të çmendur!

Shkrimtari Ben Blushi ka postuar në rrjete sociale një fotografi nga ekspozita e tij.

Krahas fotos, Blushi ka bërë dhe një koment që e titullon "Mirëmëngjes të Çmendur". Më tej, ai sqaron se ai i vlerëson shumë të çmendurit pasi sipas tij, nëse ato do të mungonin nuk do e kuptonte dot se është normal.

"Kur u zgjova sot në mengjes pashë që gjatë natës shumë të çmendur kishin hyrë në faqen time duke më kërkuar llogari pse nuk jam çmendur dhe unë si ata.

Prandaj vendosa t’i përshëndes me një nga fotografitë e ekspozitës sime që tregon një burrë që e sheh botën me dylbi. Këta njerëz e shohin dhe veten e tyre përmes dylbive të budallallëkut dhe prandaj nuk kuptojnë se janë çmendur.

Meqë ra fjala unë i vlerësoj shumë të çmendurit sepse në mungesë të tyre nuk do e kuptoja dot se jam normal.
Mirëmëngjes të çmendur", shkruan Blushi.

Lini një Përgjigje