
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri ka folur lidhur me debatin në në distancë mes kryeministrit Rama dhe deputetit populist britanik, Farage.
Ai tha se nuk është problem se po prishet imazhi i shqiptarëve, por se problemi është se krimi favorizohet nga qeveria dhe ai eksportohet në vendet e tjera, siç është edhe Britania e Madhe.
Mërtiri u shpreh se Rama po sillet sikur mbron shqiptarët, ndërsa ajo që duhet ta shqetësojë është fenomeni, rritja e kriminalitetit.
“Ky nuk është problem britanik, është problem i shqiptarëve, pse ne eksportojmë kriminalitet, sepse kjo lidhet me krimin këtu brenda dhe me mungesën e perspektivës për shumë të rinj.
Kryeministri shqiptar para se të hyjë në polemikë populiste, Rama po i përgjigjet populizmit të Farage me populizmin e vet.
Rama po sillet sikur mbron shqiptarët, sikur po përleshet me albanofobët britanikë, ndërkohë që në thelb ajo që duhet të na shqetësojë është se a duhet të na shqetësojë ky fenomen. Ky fenomen nuk mund të jetë nëse krimi nuk gjen favorizim këtu në Shqipëri.
Kemi rritje të kriminalitetit këtu pa eksportojmë në vendet e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë me imazhin e shqiptarëve, sepse shumica nuk shkojnë në Britani për të bërë shtëpi bari, apo për të vjedhur, por shkojnë për të punuar, për të marrë djersën e tyre. Krimi këtu nuk luftohet nga shteti dhe ky është problemi, thelbi”, tha Mërtiri për TPZ.
Lini një Përgjigje