
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë.
Gjatë raportimit ai theksoi se një tjetër problematikë në burgje është cenimi i sigurisë në burgje, nga futja e sendeve të palejueshme deri te dronët, siç ishte rasti i fundit i Peqinit.
Xhaferri: Burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje, e paprecedentë.
Qose: Janë marrë masa pas ngjarjes, asnjë nga punonjësit nuk e ka lënë detyrën por kanë vepruar deri në fund, këto janë ngjarje që ndodhin, kanë ndodhur dhe në Angli dhe Meksikë.
Lini një Përgjigje