TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2024, 22:43

“Bujar Shega do sillte 930 kg kokainë nga Amerika Latine”, Klodiana Lala: Figurë kyçe në bandën e Suel Çelës

Shkruar nga Pamfleti

“Bujar Shega do sillte 930 kg kokainë nga Amerika Latine”,

Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Ëonder Green, i cili u arrestua disa ditë më parë në Milano, si anëtar i bandës së Suel Çelës, është një nga figurat kyçe të grupit kriminal, emri i të cilit është zbuluar nga përgjimet e aplikacionit Sky Ecc.

Lidhur me këtë person, gazetarja Klodiana Lala tha sot në një studio televizive se sipas dosjes dyshohej se Shega do të trafikonte 930 kg kokainë, e cila më pas do të shpërndahej në Europë, por edhe në Shqipëri. Por kjo dërgesë nuk u realizua kurrë, pasi u bllokua nga autoritetet.

Klodiana Lala: Bujar Shega vetëm në një rast dyshohej se do të trafikonte 930 kg kokainë. E padëgjuar për Shqipërinë, do të shpërndahej në Europë. Ajo dërgesë nuk mbërriti sepse u bllokua nga autoritetet, megjithatë vetëm financimi është një kosto e madhe. Tani ky për këtë biznesmen duhen hetuar të gjithë tenderat që ai ka marrë për pastrimin e qyteteve, duhet parë aktiviteti i tij financiar. Gjithë kjo histori është komplekse.

Kompanitë e Bujar Shegës, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.

Lini një Përgjigje