
Endri Shabani dhe Skerdjan Dhuli kanë debatuar ashpër lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe partitë e reja.
Ata nuk kursyen as fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Dhuli tha se Shabani dhe Lulzim Basha janë takuar kohët e fundit për të negociuar një listë të përbashkët para zgjedhjeve të 2025. Por sipas tij, gjithçka është kthyer mbrapsht prej Erion Veliajt.
Shabani mohoi akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje dhe duke e quajtur Dhulin “qen”. Nga ana tjetër, Dhuli përdori gjuhë fyese, duke e cilësuar Shabanin si “prezervativi i Erion Veliajt”.
Situata degradoi më tej me kërcënime për largim nga studioja dhe një atmosferë të tensionuar që dominonte diskutimin.
Debati mes tyre:
Skerdjan Dhuli: Lulzim Basha është takuar me Endri Shabanin për një marrëveshje në lista para zgjedhjeve. Takimin e kanë bërë në një lokal në rrugën e Elbasanit, pastaj ka ndërhyrë Veliaj dhe u prish. Shabani nuk del do deputetë me votat e veta do të hyjë në një listë me Lapaj. Ka dhe një opozitë tjetër që e prodhon Belinda Balluku, por nuk janë në studio dhe nuk po i them. Janë 3 opozita, nuk pranoj atë opozitë që prodhon Erion Veliaj.
Endri Shabani: Po shpif publikisht. Del një qen që leh. Po fyen publikisht. Nuk e njoh fare se kush është. E njoh si përfaqësues të Omonias. Me shpifje nuk vij këtu.
Dhuli: Ti je prezervativi i Erion Velisë.
Shabani: O nxirre atë ose iki nga emisioni. Më ke ftuar, ky zotëria nuk e di kë përfaqëson.
Dhuli: Përfaqësoj atë që ti nuk ke dinjitetin.
Shabani: Ç’është ky muhabet. Njerëz kaq qesharak.
Dhuli: Nuk gjendesh dot më kaq qesharak.
Shabani: Të tërheqë fyerjen. Ose nxirre. Ose po çohem unë. Ka ardhur me një mision. Shpif për marrëveshjet me Lulzim Bashën. Të më lehin qentë në rrugë, nuk i kthehem mbrapsht.
Dhuli: Që të peshohesh me mua, duhet të kesh dinjitetin tim.
Lini një Përgjigje