
Eugen Beçi, ish-kreu i krimeve të rënda, tha se pas viti 2016 ka ndodhur një ndryshim në qasjen e policisë me krimin e organizuar.
Në një intervistë për emisionin “Open” në “News 24”, ai tha se nëse para 2016 policia neglizhonte krimin dhe trafikun e drogës, pas këtij viti sipas tij, efektivët e policisë janë kthyer në bashkëpunëtorë me elementët e botës së krimit.
“Shohim dy forma bashkëpunimi mes policisë dhe krimit. Nëse në 2015 kemi pasur raste kur punonjësit kanë neglizhuar detyrën, pas 2016 kemi një hop ‘cilësor’ me bashkëpunimin me krimin, ku nuk ka më neglizhencë, por bashkëpunim.
Ky ndryshim besoj se ka ndodhur për shkak të kanabizimit të vendit, rritjes së krimit të organizuar, dhe presioni mbi organet ligjzbatuese do bëhet. Do duhet një zgjidhje më funksionuese nga ana e policisë”, tha ai.
Lini një Përgjigje