TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shtator 2023, 14:10

BKH ‘zbarkon’ në ministrinë e Kumbaros, Lala: Çështje korrupsioni, sekuestruan celularët e dy drejtorëve!

Shkruar nga Pamfleti
BKH ‘zbarkon’ në ministrinë e Kumbaros, Lala:
Klodiana Lala

Hetuesit e BKH kanë ndaluar këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe kanë sekuestruar dy celularë, përkatësisht drejtorit N.P, dhe shefes së Sektorit V.Gj.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se hetuesit e BKH kanë ndaluar këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Lala shkruan se BKH ka sekuestruar dy celularë, përkatësisht drejtorit N.P, dhe shefes së Sektorit V.Gj.

Gazetarja shprehet se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni.

Pas Ministrisë së Infrastrukturës, hetuesit e BKH ndaluan këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Siç kanë vepruar kohët e fundit sekuestruan dy celularë. Njëri telefon iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion ne varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Mirela Kumbaro Furxhi të shohë ndonjëherë ç’bëhet aty nëpër institucione se kështu si ka shkuar puna, siç edhe thotë Klodian Tomorri SPAK do të detyrohet të hapë dyqane për shitjen e celularëve. Burime nga BKH me konfirmuan se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni.”-shkruan Lala.

Kujtojmë që një javë më parë, Lala bëri të ditur se BKH ka trokitur në Ministrinë e Transportit, të drejtuar nga Belinda Balluku.

Hetuesit e Byrosë së Hetimit kanë shkuar në këtë ministri dhe u kanë sekuestruar telefonat dy vartësve të Ballukut. Sipas Lalës të gjithë janë vënë në panik sepse nuk dinë se çfarë do të dalë nga ata telefona.

bkh lala spak

Lini një Përgjigje