TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2023, 22:33

“Besonte se nuk zbërthehej”, Anila Hoxha: Ahmetajn e ‘tradhtoi’ telefoni ‘BlackBerry’

Shkruar nga Pamfleti

“Besonte se nuk zbërthehej”, Anila Hoxha: Ahmetajn e

Gazetarja Anila Hoxha është shprehur se ish zv. kryeministrin, Arben Ahmetaj u ‘tradhtua’ nga telefoni blackberry që mbante.

Në një intervistë për “Top Story”, Hoxha tha se Ahmetaj besonte se ekspertiza nuk do mund ta zbërthente telefonin BlackBerry dhe prandaj e mbante në shtëpi.

Pjesë nga intervista në studio:

Duma: Si kanë hyrë tek banesa që i çoi tek blackberry?

Hoxha: Menjëherë pasi ndodhi denoncimi publik  investigimi i gazetarëve të Inside Story, pak orë më vonë me kërkesë të Altin Dumanit dhe Enkelejda Millonait, agjentët e BKH-së, që duhen FBI-ja shqiptare, aty është instaluar një bërthamë elektronike, se diskutimi është si është e mundur të zbërthehet një telefon blackberry. Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, një nga bërthamat më të investuar nga amerikanët dhe BE. Agjentët e BKH janë trajnuar, ajo që thotë populli shqiptar e kap me lepur e me qerre. Të pandehurit e të dyja dosjeve gjithmonë kanë thënë përse çështjet nuk bashkohen.

Duma: Po të mos ishte blackberry?

Hoxha: Do të kishte veprime të tjera.

anila hoxha ahmetaj telefoni

Lini një Përgjigje