TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2023, 20:27

“Ahmetaj do të kthehet vetë”, Spartak Ngjela: Ai e di që mbrojtja s’bëhet në mungesë!

Shkruar nga Pamfleti

“Ahmetaj do të kthehet vetë”, Spartak Ngjela: Ai e di

Avokati Spartak Ngjela beson se Arben Ahmetaj do të kthehet vetë në Shqipëri, për t’u ballafaquar me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin “Frontline” në “News 24”, Ngjela tha se Ahmetaj është jurist, ndaj e kupton shumë mirë se ballafaqimi dhe mbrojtja e tij përballë drejtësisë nuk mund të bëhet “në mungesë” të tij.

Sipas Ngjelës, kthimi i Ahmetajt mund të ketë qenë arsyeja pse socialistët kanë kërkuar që heqja e imunitetit të tij të shtyhet për të hënën, me shpresën se ai do të kthehet vetë.

Kam përshtypjen se do kthehet Ahmetaj. Do presim dhe të shikojmë. Si rregull fakti që ata e donin të hënën dhe opozita e donte të premte, mendimi im është se ata kanë dashur kohë që ta kthejnë. Rama ka dashur kohë që të kthejë Ahmetajn. Ne nuk e dimë çfarë ka bërë ai. A ka ikur për të mos u kthyer apo jo. Sipas të dhënave të mia është në Kanada. Kanadaja nuk ka marrëveshje ekstradimi me ne. Ai sipas të dhënave të mija është në Kanada. Nuk ka marrëveshje ekstradimi me Kanadanë. Ky mund të dënohet edhe 7-8 vjet. Por nuk ka rëndësi sa do dënohet, rëndësi ka si do të bëhet mbrojtja.

Nëse nuk je prezent në gjykatë, nuk ke mbrojtje të fortë. E ka të detyrueshme për fatin e tij të jetë në gjykatë. Nuk mund të jetë në mungesë. Ai vetë është jurist, si mund të rrijë jashtë? Është një pikëpyetje e madhe”, tha Ngjela.

 

ngjela ahmetaj kthehet

Lini një Përgjigje