TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2023, 17:13

Vala e padive/ Rama josh anëtarët e Kushtetueses, u rrit ndjeshëm pagat; shtesa deri në 58 për qind

Shkruar nga Pamfleti
Vala e padive/ Rama josh anëtarët e Kushtetueses, u rrit ndjeshëm
Rama dhe Kushtetuesja

Teksa Kushtetuesja ka dhënë disa vendime në favor të qeverisë dhe priten vendimet për shumë çështje të tjera, qeveria ka propozuar rritje page për gjyqtarët. Ata do kenë pagë thuajse sa e presidentit dhe do kenë një shtesë mbi të me 58 për qind…

Qeveria ka shpërblyer edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetueses me rritjen e pagave. Pak kohë më parë u rritën pagat për presidentin, ministrat, deputetët dhe administratën, ndërkohë sot ka shkuar një ligj në Kuvend  ku kërkohet që të rriten pagat dhe për gjyqtarët e Kushtetueses.

Sipas ligjit, ata do kenë një pagë afërsisht sa ajo e Presidenti, ndërkohë që do të përfitojnë një shtesë mbi pagën deri në 58 për qind.

Paga mujore e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.96 me pagën e Presidentit të Republikës. Paga mujore e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese indeksohet me vendim të Këshillit të Ministrave jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit. Niveli i indeksimit, në çdo rast, nuk kalon një pikë përqindjeje mbi nivelin e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë”, thuhet në ligj.

Po ashtu në nenin 17 shtohet pika: “Përveç pagës mujore, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese përfiton një shtesë për shkak të natyrës së veçantë të punës, në masën 58% për qind të pagës.

Ndërkohë benefitet do të jenë më të mëdha për kryetaren, e cila do përfitojë rritje page, shtesë page 58 për qind dhe 20 për qind shtesë mbi to.

Vala e padive/ Rama josh anëtarët e Kushtetueses, u rrit ndjeshëm

Me atë rast qeveria ka shpërblyer dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçme të Apelimit, të cilët quhen si anëtarë të Kushtetueses. Për ta do të ketë një shtesë page për shkak të vështirësisë me 43% mbi pagën mujore.

Interesant është fakti se shtesa për Kushtetuesen vjen në një kohë kur gjyqtarët kanë dhënë disa vendime pro qeverisë, ndërkohë që janë dhe disa të tjerë në pritje. Kushtetuesja i hapi rrugë portit të Durrësit dhe po ashtu rrëzoi padinë për sekuestrimin e kateve pa leje.

Aktualisht është në shqyrtim dosja për Butrintin. Po ashtu pritet të përfundojë në Kushtetuese kërkesa për t’i hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçkës. Si duket Rama po tenton ta ketë mirë me anëtarët, ndonëse në relacion argumenti është se kjo bëhet për të ruajtur hierarkinë e pagave. / Pamfleti

rama kushtetuesja

Lini një Përgjigje