TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 07:34

"Berisha nuk ka mbështetje nga emigrantët shqiptarë në Greqi", analisti: Pse e mban afër Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha nuk ka mbështetje nga emigrantët shqiptarë në

Analisti Endri Tafani, tha se Berisha kërkon një mbështetje politike nga Greqia prandaj bëri atë deklaratë për çështjen e detit.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në 'Repolitix', analisti tha se këto deklarata bëhen nga Berisha pasi nuk është shumë i favorizuar në Greqi për të marr vota.

"Berisha kërkon një ndihmë dhe mbështetje politike për zgjedhje nga Greqia, sepse emigrantët u bë ose jo marrëveshja ata do vijojnë punën e vet. Nuk ka asnjë përfitim. Emigracioni në Greqi ka votuar për PS në zgjedhjet e kaluara. Ka një hatërmbetje të vjetër për PD. PS ka më shumë mbështetje në Greqi. Duke qenë se nuk është i favorizuar Berisha mban afër figurën e Belerit dhe pretendon që të ketë më tepër mbështetjen e Greqisë në zgjedhje", tha ai.

 

Lini një Përgjigje