TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 21:57

Berisha iu flet mbështetësve nga dritarja, avokati tregon veprimin e vetëm që mund ta çojë në burg

Shkruar nga Pamfleti

Berisha iu flet mbështetësve nga dritarja, avokati tregon veprimin e

Avokati Redi Ramaj ka folur për masën “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Ai tha se është e vështirë që të ketë ashpërsim mase që do të çonte në burgosjen e Berishës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, avokati u shpreh se vetëm nëse Berisha do të dilte ilegalisht nga banesa mund të vendosej masa për arrestimin e tij.

Ai theksoi se ndalimi i komunikimit i vendosur ndaj Berishës, është përtej përcaktimeve të kodit të procedurës penale dhe sipas tij komunikimi nuk cënon parimin e arrestit të shtëpisë.

“Nuk kishte mundësi një i pandehur tjetër të mos merrte dijeni për masën ‘detyrim paraqitje’ dhe masa që vendoset arrest në shtëpi me ndalim komunikimi, mendoj që është përtej përcaktimeve të nenit 237 të kodit të procedurës penale.

Komunikimi është një gjë shumë e vështirë edhe për t’u ndaluar. Të gjithë mund të komunikojnë me publikun pa ndalim, përmes platformave online. Komunikimi nuk e cënon parimin e arrestit të shtëpisë.

Vetëm lëvizja e Berishës nga banesa e tij, do të jetë përcaktuese për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Mendoj se do jetë i vështirë caktimi i masës së arrestit me burg për Berishën, duke parë rrethanat si po zhvillohet ngjarja, duke parë që fillimisht një masë të lehtë ‘detyrim paraqitje’”, tha Ramaj.

Lini një Përgjigje