TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 22:10

Berisha drejt arrestit shtëpiak, ish-prokurori: Nëse Apeli lë në fuqi vendimin, SPAK i detyruar të kërkojë rëndim mase

Shkruar nga Pamfleti

Berisha drejt arrestit shtëpiak, ish-prokurori: Nëse Apeli lë

Avokati dhe ish-prokurori Eugen Beci, ka folur për skenarin shumë të mundshëm, që Sali Berisha, i cili refuzon të paraqitet në SPAK, të përfundojë me një masë më të rëndë. 

Sipas tij, nëse gjykata nuk do të rrëzojë kërkesën e SPAK për masën "detyrim paraqitje" dhe Berisha vendos të mos paraqitet, ai rrezikon arrestin shtëpiak.

"Në rast se shkelet një masë sigurie e caktuar nga gjykata, prokuroria është e detyruar të kërkojë masë tjetër më të rëndë. Masa tjetër më e rëndë, është arresti i shtëpisë sepse arrestimi me burg nuk bëhet për shkak të moshës së Berishës", tha Beci.

Lini një Përgjigje