
Ministri italian i Mbrotjes, Gudio Crosetto, ishte i pranishëm në përurimin e bazës ajrore në Kuçovë, ku tha se Shqipëria është një shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit.
Sipas tij në një kohë e cila po karakterizohet nga sfida të shumta, Italia dhe Shqipëria do të kenë “horizonte të tjera bashkëpunimi”.
Ndër të tjera, Crosetto, tha se mbështetja mes dy vendeve shfaqet edhe nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta.
“Një pikë kthese për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prania jonë këtu dëshmon mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë. Rrugëtimi drejt demokracisë i Shqipërisë nisi vite më parë që e bëri të anëtarësohej në Këshillin e Europës dhe në NATO. Shqipëria është një shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit dhe Italia e ka mbështetu me forcë anëtarësimin në BE dhe ndan kënaqësinë që mori ditën jeshile për anëtarësimin. Është një shenjë e pastër e thellë dhe jetëgjatë për një bashkëpunim të fortë në çdo fushë. Një mbështetje e ndërsjelltë e jona që shfaqet përmes stërvitjeve të përbashkëta, më pëlqen të kujtoj programet në fushën e formimit që sjellin dialog dhe kapacitete që bëjnë të mundur stërvitej profesionale. Përurimi i bazës ajrore ë Kuçovës nuk është vetëm një pikëmbërritje por një pikënisje për shpalosjen e mbrojtës profesionale. Në një kohë që karakterizohet nga sfida është një simbol për të përballuar sfidat e tashme dhe të ardhme, jam i sigurt që do kemi horizonte të tjera bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë”, tha ministri italian.
Lini një Përgjigje