TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2024, 10:51

Baza e NATO-s në Kuçovë, përfaqësuesi i Turqisë: Kemi vëllazëri 500-vjeçare me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Baza e NATO-s në Kuçovë, përfaqësuesi i Turqisë:

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Gyler, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Ai vlerësoi Shqipërinë si një partner startegjik për Turqinë, ndërsa shtoi se hapja e bazës ajrore në Kuçovë është një ogur i mirë për Tiranën.

Ministri gjithashtu foli për mundësi shumë të mira bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Ministri i Mbrojtjes për shkak të programit të ngarkuar nuk mund të merrte pjesë në këtë ceremoni. Shqipëria është zhvilluar thuajse në çdo fushë vitet e fundit. Mes Shqipërisë dhe Turqisë ekziston një marrëdhënie vëllazërie për më shumë se 500 vite.

Si manifestim i këtyre lidhjeve vëllazërore, marrëdhëniet tona sot janë në nivelin më të lart. Vendet tona kanë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi në shumë fusha. Marrëveshja ushtarake që ne nënshkruam sëfundi, është e një rëndësie të veçantë.

Turqia e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm në Ballkan. NATO është organizata më e suksesshme për paqen në botë. Inaugurimi dhe modernizimi i kësaj bazë me kontributin e Turqisë, është hap i rëndësishëm për sigurinë. Baza e Kuçovës do të jetë e një rëndësie të veçantë strategjike për aleancën, paqen e sigurinë në rajon”, tha ai.

shqiperi turqi kucove nato

Lini një Përgjigje