TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2023, 21:19

Baftjar Zeqaj nën hetim për tenderin e ujësjellësit, deputeti tregon se për çfarë e thirri SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Baftjar Zeqaj nën hetim për tenderin e ujësjellësit,

Ish-kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj, ka zbuluar se në SPAK është thirrur për tenderin e një ujësjellësi. Dy ditë më parë ai u pa në dyert e prokurorisë, por nuk dha detaje. Sot në një intervistë ai pranoi se po hetohet nga SPAK, teksa tha se procedurat në atë kohë nuk i bënte pushteti vendor, por bordi i vendosur nga qeveria në atë kohë e drejtuar nga Berisha

Kam deklaruar se çfarë kam ditur unë lidhur me një çështjen për ujësjellësin e Fierit, është një çështje e hapur para disa muajve. Ujësjellësi i Fierit nuk ka qenë në varësi të kryetarit ka qenë një vendim i Këshillit të ministrave në kohën e Berishës që ndërtohej një bord dhe bordi zgjidhte drejtorin. Ishte jashtë çdo lloj influence të kryetarit, si nga ana jurdike, por edhe morale, pasi bordi zgjidhtë vetë drejtorin”, tha Zeqaj.

Zeqaj tha më tej se gabimisht mediet e kanë konsideruar si dëshmi për kërkesën e Ahmetajt për të takuar Mirel Mërtirin.

Gabimisht është bërë lidhja meqenëse mua Ahmetaj më ka dërguar një mesazh ku ishte përmendur Mërtiri . Nuk ka asnjë lidhje!’, tha Zeqaj.

Lini një Përgjigje