TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2024, 13:52

Azilkërkues nga Britania në Shqipëri? Ironizon Tomorri: Ndërkombëtarët shkarkohen te ne

Shkruar nga Pamfleti

Azilkërkues nga Britania në Shqipëri? Ironizon Tomorri:

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar zellin e Ramës për ta kthyer Shqipërinë në një pikë grumbullimi emigrantësh. Ai ka ironizuar duke thënë se ndërkombëtarët sa herë kanë ndonjë gjë për të shkarkuar, tek vendi ynë u shkon mendja direkt.

“Shqipëria është sot një shtet i respektuar në arenën ndërkombëtare.

Rama: Fuqitë e mëdha na pyesin, liderët e fuqive të mëdha na konsultojnë, na kërkojnë mendim rregullisht se si i shohim ne gjërat në rajon.

Rama: Sot Shqipëria është 100 për qind diçka tjetër në arenën ndërkombëtare. Pikë referimi për fuqitë e mëdha.

Kryeministri britanik: Po mendojmë dhe ne të çojmë ca emigrantë në Shqipëri si puna e Italisë.

Ore që na shikojnë si pikë referimi sa u bëre ti kryeministër nuk e ve njeri në dyshim hiç. Për shembull sa herë kanë ndonjë gjë për të shkarkuar, tek neve u shkon mendja direkt.

Gropë skeptike thotë Kipja yt”, shkruan gazetari në Facebook.

Lini një Përgjigje