
Zëvendës drejtori i krimeve në Tiranë, Erion Ismaili ka folur lidhur me ngjarjen që tronditi vendin pak ditë më parë në Tiranën, ku mbeti i vrarë biznesmeni Eduart Reçi.
Ai u ekzekutua për motive pronësie nga dy vëllezërit Florjan Duka dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit i cili është edhe qitësi, është oficer i policisë gjyqësore pranë komisariatit numër 2.
“Është marrë njoftimi në drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës për rastin, është ngritur grupi hetimor, janë administruar provat materiale të gjetura në vendngjarje. Janë administruar pamjet filmike përreth vendngjarjes dhe janë bërë veprime të tjera proceduriale dhe operacionale duke u nisur edhe nga profili i viktimës", tha ai.
I pyetur nëse e kishte menduar që në këtë vrasje do ishte i përfshirë kolegu i tij, zëvendës drejtori i krimeve tha nuk e prisnin, pavarësisht se e dinin që autori dhe viktima ishin komshinj.
Ai tregon se nga pamjet filmike u pa aktiviteti i dy autorëve dhe përgatitjet për ekzekutim, konkretisht 5 ditë para vrasjes.
Ismaili tregon se autori pozicionohej me armë në një orar të caktuar, nga ora 7 e pasdites deri në orën 11 të darkës. Ai shtoi se për të nxjerrë viktimën në oborr, hidhnin fishekzjarre.
“Nuk na e merrte mendja, pavarësisht se e dinim që ishin komshinj. Ata kanë pasur konflikte edhe më herët bashkë. Por ky nuk ishte konflikti i vetëm që viktima ka pasur. Pika që mori kthesën ishte analizimi i pamjeve filmike. Nga pamjet filmike në kemi konstatuar që dinamika ka filluar në datën 8.11.2024 deri më datën 13 kur u ekzekutua viktima.
Kur them dinamika, personi i dyshuar, qitësi është vendosur në një shkallë metalike nga ku kishte pamje vizuale nga oborri i viktimës në datat 8, 9, 10, 12, 13 vetëm datën 11 nuk e kishim të dokumentuar për shkak se punonjësi i policisë ka qenë në detyrë tjetër. Nga kati i dytë i shkallës nga pamjet filmike na ka rezultuar një person i cili pozicionohet me një armë që në dukje është armë me dylbi, në një orar të caktuar gjatë natës nga ora 7 e pasdites deri nga ora 11. Për të nxjerrë viktimën në oborr, hidhnin fishekzjarre”, tha Ismaili për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje