TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2024, 21:23

“S’flas dot, kam dhimbje”, shoku i plagosur i Martin Canit thirrje për tjetër ekspertim: Jam goditur me dy thika të ndryshme!

Shkruar nga Pamfleti

“S’flas dot, kam dhimbje”, shoku i plagosur i Martin Canit

Luisi djali 14 vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku humbi jetën Martin C ka theksuar se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë

Në një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?

Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.

Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?

Luis Meçe: Jo, nuk e di.

Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?

Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.

Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?

Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.

Lini një Përgjigje