Raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nxjerr në pah një sistem të mbingarkuar me ankesa për vendime të padrejta, zvarritje procesesh dhe shkelje procedurale, por me rezultate minimale në ndëshkimin e magjistratëve.
Artur Metani duket se ka shpartalluar toalisht institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Edhe pse ky organ u ngrit me idenë që të monitorojë punën e gjyqtarëve e prokurorëve dhe të mos tolerojë asnjë shkelje, në fakt ky institucion është kthyer në organ qokash.
Raporti vjetor i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025 ka nxjerrë në pah një kontrast të fortë mes numrit të lartë të ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe numrit tepër të ulët të masave disiplinore të ndërmarra ndaj tyre.
Edhe pse qytetarët dhe institucionet kanë depozituar plot 1792 ankesa të reja pranë ILD-së gjatë vitit 2025, në fund rezulton se vetëm një numër minimal magjistratësh janë përballur me hetim disiplinor.
Të dhënat e raportit tregojnë se në total, gjatë vitit 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pasur në shqyrtim 3272 ankesa, pasi 1480 çështje ishin mbartur nga viti 2024. Nga këto, janë shqyrtuar vetëm 1635 ankesa, ndërsa 1637 të tjera mbeten ende në proces dhe janë shtyrë për vitin 2026.
Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është mënyra se si janë trajtuar këto ankesa. Nga 1635 ankesa të shqyrtuara:
-1211 janë arkivuar që në fazën fillestare;
-372 janë arkivuar pas verifikimit;
-vetëm 52 ankesa kanë kaluar në hetim disiplinor.
Por edhe nga këto hetime disiplinore, rezultati final mbetet minimal. Sipas raportit, janë marrë vetëm 12 vendime për hetim disiplinor ndaj 13 magjistratëve, ndërsa praktikisht vetëm 8 raste kanë përfunduar me masa konkrete ndëshkuese apo procedime reale disiplinore.
Shifrat ngrenë pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e institucionit të drejtuar nga Artur Metani, sidomos në një kohë kur qytetarët ankohen masivisht për padrejtësi në sistemin gjyqësor.
Vetë raporti pranon se pjesa dërrmuese e ankesave lidhen me probleme tepër të rënda në sistem. Konkretisht:
-41% e ankesave lidhen me zbatim të gabuar të ligjit ose shkelje të rënda procedurale;
-26% me vendimmarrje të padrejtë;
-23% me zvarritje të proceseve gjyqësore dhe hetimore;
-pjesa tjetër lidhet me etikën dhe konfliktin e interesit.
Pra, shumica e qytetarëve nuk ankohen për çështje të vogla administrative, por për probleme thelbësore që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën sesi jepet drejtësia në Shqipëri.
Një tjetër element që ngre dyshime mbi funksionimin e ILD-së është fakti se institucioni e konsideron rritjen e numrit të ankesave si “rritje të besimit të publikut”. Në raport thuhet se trendi progresiv i ankesave dëshmon rritjen e besimit te roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Por në praktikë, shifrat tregojnë se shumica dërrmuese e qytetarëve përfundojnë pa marrë asnjë zgjidhje konkrete, pasi ankesat e tyre arkivohen.
Nga 1020 vendime të marra nga ILD:
-602 vendime kanë qenë për arkivim që në shqyrtimin fillestar;
-240 të tjera për arkivim pas verifikimit;
-vetëm 12 vendime kanë çuar në hetime disiplinore.
Kjo do të thotë se mekanizmi disiplinor i sistemit të drejtësisë vazhdon të funksionojë me ritme minimale, ndërsa numri i ankesave rritet nga viti në vit.
Raporti evidenton gjithashtu se një pjesë e madhe e problemeve lidhen me vonesat në gjykime, mosarsyetimin në kohë të vendimeve, zvarritjen e hetimeve dhe mënyrën sesi interpretohet ligji nga gjyqtarët dhe prokurorët.
ILD ka evidentuar probleme edhe në zbatimin e ligjit për amnistinë, ku janë konstatuar: mosveprime në nxjerrjen e urdhrave të ekzekutimit; interpretime të ndryshme të ligjit;
mospërputhje datash në dokumentacion; vonesa procedurale; mungesë koordinimi mes institucioneve.
Megjithatë, edhe në këto raste raporti nuk evidenton masa të forta konkrete ndaj përgjegjësve.
Një tjetër tregues problematik është edhe numri i lartë i qytetarëve që kanë bërë ankesa të përsëritura. Sipas raportit:
-670 ankues kanë bërë vetëm një ankesë;
-752 ankues kanë depozituar më shumë se një ankesë për të njëjtin subjekt.
Kjo tregon jo vetëm pakënaqësi të lartë ndaj sistemit, por edhe mungesë besimi se ankesat e para nuk janë trajtuar siç duhet.
Pavarësisht kësaj situate, raporti i ILD-së e konsideron vitin 2025 si një periudhë me “rritje të eficiencës dhe efektivitetit” të institucionit, duke argumentuar se janë shqyrtuar më shumë ankesa me të njëjtin numër inspektorësh dhe stafesh.
Por shifrat tregojnë një realitet tjetër: mijëra ankesa, qindra pretendime për padrejtësi dhe zvarritje, ndërsa numri i ndëshkimeve reale mbetet pothuajse simbolik. /Pamfleti
Mos e zgjoni Z. Metani.
Institucioni i ngarkuar me MBROJTJEN e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Soroisti Metani është një justifikues i sistemit, një alibi, sa për të thënë se gjoja ekziston një mekanizëm për të gjetur të drejtën tënde, një zjarrfikëse e indinjatës së qytetarëve, që i mbush me shpresa, por në fakt ndihmon të korruptuarit, duke mos i çuar për ndjekje administrative hetimore nga KLGJ dhe KLP përkatësisht.
Nje koker legeni dhe shkerdhate e ndyre eshte edhe gjyqtari I apelit Qemal Zaimi. Kurve prodtitute.
Artur Metani bashk me stafin jan te paaftë. Nuk zgjidhin asnje ankese .Per mendimin tim duhet te shkrihet ILD. Kam bere shume ankesa mbi 5 vite me dokumenta te rregullta dhe nuk me kan kthyer asnje pergjigje. Vetem t'a kthehen nje pergjigje se e morem ankesen tuaj dhe ngelem duke prit. Per mendimin tim duhet te shkrihet ai institucion se nuk funksionon Isa Izmir Bela Tirane