TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 22:43

Artan Hoxha zbulon skemën e përdorur nga SPAK për të ‘çmontuar’ Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha zbulon skemën e përdorur nga SPAK për të

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me kërkesën e dërguar Kuvendit nga SPAK lidhur me ashpërsimin e masave të sigurisë për çështjen “Partizani”.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha ka analizuar gjithë veprimet e Prokurorisë  dhe Gjykatës së Posaçme duke theksuar se procesi gjyqësor duket sikur e ka “çmontuar” kryedemokratin, duke përdorur dhe reagimet e këtij të fundit.

Pjesë nga biseda në studio:

Artan Hoxha: Këtë radhë duket sikur është punuar pak më me kujdes krahasuar me rastin tjetër sepse janë përpjekur që Berishën ta çmontojnë pak nga pak dhe të përdorin dhe reagimet e tij. Pra, masa e parë që u mor, pritën çfarë reagimi do kishte, pra çfarë mbështetje popullore ose lëvizja politike.

Blendi Fevziu-Pse kalkulon dhe politikisht SPAK-u?

Artan Hoxha: Nuk them që e kalkulon SPAK-u, por nuk është i pandjeshëm se këtu jetojnë dhe ata. Së dyti, kur e panë që kjo gjë nuk krijonte këtë lloj problematike, kur panë dhe reagimin e Berishës, se mbase se kanë menduar që ai do bënte këtë lloj zgjedhje që në momentin e parë. Kjo dosje ka një gjë shumë të veçantë, nëse e shikon si hetim ka nisur në 2020-ën.  Por emri i Berishës është futur vetëm në 2 Tetor të 2023. Masa është kërkuar në datë 16 dhe në 20 u firmos. Koha është shumë e shkurtër, vetëm në 2 Tetor është regjistruar emri i Berishës si person nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv. Më mbrapa ka dalë veprimi i Gjykatës që njëkohësisht ka shmangur Kuvendin, sepse Berisha tha të përballemi në Kuvend. Kjo që i është rezervuar tani Berishës dhe mënyra si po procedohet me rastin Meta duket që ata që e drejtojnë dhe qëndrojnë pas saj…Situata për mua nuk është më një çështje juridike, por politike sepse do jetë një vendim në Kuvendin e Shqipërisë.

hoxha spak berisha

Lini një Përgjigje