TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 22:08

Arrestimi i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Spartak Ngjela: Veliaj është tronditur, e tradhtoi sjellja në publik!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Spartak

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin e Pamfletit në YouTube, ku foli dhe për arrestimet e ndodhur në Bashkinë e Tiranës lidhur me aferën “5D”.

Ngjela tha se kryebashkiaku, Erion Veliaj është i tronditur nga kjo aferë dhe se kjo u vu re sipas tij nga sjellja e tij pas arrestimeve të drejtorëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Po ti rikthehemi pak SPAK-ut se ne aty e kishim. Para pak ditësh një aksion i bujshëm në bashkinë e Tiranës. Besoj e keni ndjekur këtë në kuadër të hetimeve për dosjen ‘5D’, disa drejtorë të rëndësishëm të Veliajt u vunë në pranga. Cilat janë pritshmëri tuaja, a do të arrij SPAK te Erion Veliaj?

Ngjela: Kryebashkiaku është i tronditur, atë e panë të gjithë. Filozofia analitike më ka thënë shih sjelljen. Një grua e mençur kupton më mirë, se një burri i mençur është sjellja. Dhe unë shoh sjelljen kur ndodh një goditje e tillë, jo fjalën. Nuk është e lehtë të më marrin katër drejtorë krye bashkiakut të Shqipërisë. Pytja bëhet këtu: po këta deri tani thoshin që SPAK-un e drejton Rama, Rama i arrestoi ato?

Ata vijojnë me teorinë bëhen kurban të vegjlit për të shpëtuar të mëdhenjtë

Ngjela: Përralla! Një zëvendëskryeministër i majtë ka ikur në arrati se do arrestohej, tre ministra të majtë në burg, pse gola janë këto dhe mos harro sikur ti numërosh kryetarët e bashkive dhe personalitete e tjera të së majtës që ka arrestuar SPAK-u. Por vijmë dhe një herë te koha. Kjo tregon se s’ka gjë në dorë Rama ndryshe s’do të arratisej Ahmetaj.

Ka dhe të tjera, deri atëherë thoshin Rama Rama Rama.Ata i rrasën brenda njerëzit e mëdhenj. Morën drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Është dhe Saliu në burg. Dëgjo të gjithë janë të trembur, të gjithë janë të shqetësuar. SPAK-u e ka në dorë, do ta vrasin SPAK-un?

ngjela

Lini një Përgjigje