TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Nëntor 2024, 18:11

"Armë, municione dhe granata", ministri Sveçla: Sulmi në Zubin Potok u krye nga një organizatë terroriste

Shkruar nga Pamfleti

"Armë, municione dhe granata", ministri Sveçla: Sulmi

8 persona u arrestuan pas sulmit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në një konferencë për mediat, deklaroi se Beogradi zyrtar është përgjegjës për shpërthimin në Ibër-Lepenc.

“Përgjegjës zyrtar për sulmin në kanalit të ujit në Zubin Potok është Beogradi”, tha ministri Xhelal Sveçla.

Sveçla e ka cilësuar sulmin e djeshëm si më të rëndin të kryer ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës që nga fundi i luftës. Ai shton se ky akt është planifikuar nga grupe terroriste.

“Ky sulm terrorist nuk është vetëm një sulm i rëndomtë por është një sulm i organizuar nga grupe apo organizata që janë profesioniste në organizimin e sulmeve të tilla që janë terroriste. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj", tha Sveçla.

Ndërkohë, nga kontrollet e kryera, është sekuestruar një arsenal armësh, municione si dhe lëndë shpërthyese. Për goditjen e kanalit, u vendos në një çantë të zezë të paktën 15-20 kg lëndë plasëse e cila u aktivizua me detonator mekanik.

"Armë, municione dhe granata", ministri Sveçla: Sulmi

 

Lini një Përgjigje