TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 21:38

Andi Bushati tregon kulisat për arrestimin e Goros: SPAK po lan m*tin me sh*rrë, vendim që i shërben Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati tregon kulisat për arrestimin e Goros: SPAK po lan m*tin me

Gazetari Andi Bushati, teksa ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, tha se duhet të shohim për çfarë akuzohet dhe për çfarë është në burg ai.

Sipas tij, me standardin që u fut në burg Goro, shkon në burg nga Velipoja në Sarandë çdo kryetar bashkie apo komune.

Është në burg se i ka njohur një copë tokë një subjekti, ndërkohë që ajo ishte tokë shtetërore. Pronën në fund ta jep Hipoteka, ndaj firma e kryebashkiakut, mund të jetë abuzive, por është një pikë në oqean në atë aferën e dosjes. SPAK kërkoi gjilpërën në kashtë, për të kapur këtë firmën e Goros. Me standardin që u fut në burg Goro, shkon në burg nga Velipoja në Sarandë çdo kryetar bashkie apo komune. Pse shkon në burg atëherë vetëm Goro për firmën që ka hedhur në 2019? SPAK u vu në punë vetëm pasi bëri denoncim penal Fredi Beleri. Ku ka gjë më të mirë për Edi Ramën, për SPAK-un, kur me një denoncim të Belerit çon në burg Goron dhe këtu na thonë: s’kemi gjë me Belerin ne, po bëjmë drejtësi, pra me pak fjalë po lajnë mutin me shurrë”, tha Bushati.

Ai tha se për një akt shihet se kush përfiton dhe i vetmi person që përfiton nga fabula e Goros në burg është Edi Rama.

Çfarë ka thënë Edi Rama? Drejtësia e pavarur. SPAK futi në burg Belerin se e urdhëroi Edi Rama dhe tani SPAK me burgosjen e Goros sërish i shërben Ramës”, tha Bushati në “Syri TV”.

Lini një Përgjigje