TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 22:26

Andi Bushati: Rama shkatërroi demokracinë, amerikanët thjesht e mbështetën

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati: Rama shkatërroi demokracinë, amerikanët thjesht e

Analisti, Andi Bushati ka deklaruar tha se SHBA-të gjithmonë ka ndërhyrë në politikën e vendit tonë.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe ndikimin që kanë në rajon e jo vetëm, Bushati tha se Rama e ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri, vetëm se ka patur mbështetjen e administratës amerikane.

"Nuk është faji i Aleks Sorosit, që Sali Berisha vendos në partinë e tij një budalla që ia blejnë e shesin sa herë duan, pa zgjedhje dhe ne t’ia vëmë fajin Amerikës. Amerika ka bërë plot faje dhe krime në botë. S’na ka faj ne që na ka shkatërruar demokracinë këtu Edi Rama. Amerika thjesht e ka mbështetur Ramën, demokracinë këtu e kanë prishur shqiptarët. Ju kujtohet kur shqiptarët votuan Berishën, amerikanët donin Nanon në pushtet. Amerika ka punën e vet, ne te zgjedhim punën tonë. Po ndenjëm me kokë nga Amerika, të gjithën brenda do e kemi”, tha ai ftuar në emisionin Çim Peka Live.

Lini një Përgjigje