TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 22:15

Ku është zhdukur Ervis Martinaj? Taulant Balla tregon veprimet e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Ku është zhdukur Ervis Martinaj? Taulant Balla tregon veprimet e

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha në një intervistë se ka një pistë hetimi për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas Ballës, çështje të kësaj natyre, kërkojnë më tepër kohë për të arritur në përfundimet e duhura.

“Policia e Shtetit e ka një pistë hetimi. Por këto janë çështje që kërkojnë kohë për t’u hetuar. Rëndësi ka që gjithçka të bazohet mbi prova dhe të konkludohet me prokurorët sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh Balla në Euronews Albania.

Në fjalën e tij, ministri tha se hetimet kryen nga prokuroria, e si të tilla  edhe për çështjen në fjalë hetimet po kryen në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Lini një Përgjigje