TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 22:08

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, Soko: Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet

Shkruar nga Pamfleti

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, Soko: Këtu qarkullojnë

Pano Soko, duke folur për atentatin me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Memaliaj, tha se grupet kriminale po tentojnë të përdorin të gjithë vendin në funksion të ekonomisë së tyre.

Ai tha se janë jo pak, por 4.8 mld euro, që kjo ekonomi e krimit, që është shumë më e madhe se çdo industri tjetër në vend, do të krijojë përplasje.

Sipas tij, është pikërisht kjo arsyeja që grupet kriminale mbjellin situata të tilla.

“Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet. Nëse në këtë vend qarkullojnë 4.8 mld euro, që kalon çdo shumë të ekonomisë shqiptare, natyrisht që do të kemi përplasje të tilla. Kush e lejon krijimin e këtij mjedisi, këtij ambienti? Natyrisht që qeveria”, tha Soko.

 

Lini një Përgjigje