Juristi Jordan Daci ka komentuar masën që vendosi dje GJKKO ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas juristit, Sali Berisha mund të rrezikojë deri në 12 vite burg, ndërsa Malltezi është në pozitë më të vështirë me akuzat që ka renditur SPAK.
SPAK tha se Jamarbër Malltezi përfitoi 5.4 milionë Euro nga privatizimi i kompleksit 'Partizanit' pa investuar asgjë.
“Nuk bëhet fjalë për një akuzë të mirëfilltë, por për një akuzë në kuadër të dyshimit të arsyeshëm se personat kanë kryer këtë vepër penale. Sa mund të provohet? Kjo është pyetje sfiduese. Në këtë fazë nuk provon akuzat, se ka as SPAK. Nëse ka dyshime se këto vepra kanë ndodhur, mjafton për të pasur një procedurë. Procesi në këtë fazë nuk merret me provën e akuzës. Standardi që kërkohet për SPAK dhe GJKKO është shumë herë më i vogël për të nisur hetimi. Për arsye të saj që është vendosur, i bie që SPAK ka arritur të bindë gjykatën se këtu ka disa arsye. Lexova vetëm njoftimin e SPAK që ishte kujdesur që të jepte detaje minimaliste. Ngjarja nuk do të ishte aspak lajm nëse s’do të ishin këta dy personazhe, për zotin Berisha dhe dhëndrin e tij. Është e arsyeshme pasi bëhet fjalë për një ish-kryeministër. Besoj se procedura ka përdorur një paqartësi që krijon neni 289 i procedurës penale. A përbën kufizim në çdo lloj forme, detyrimi për paraqitje, përfshi dhe ndalimin jashtë vendit. Kjo e kufizon lirinë e personit.”, tha ai në News 24.
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka komunikuar zyrtarisht akuzën e ngritur ndaj ish-Kryeministrit, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bekatshi.
Në një deklaratë për mediat, SPAK radhit provat që ka siguruar nga hetimi i nisur prej vitit 2020 kohë kur ish-Sekretari i Përgjithshëm i PS, sot Ministër i Brendshëm, Taulant Balla kallëzoi pranë strukturave të posaçme privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
SPAK thotë se Berisha në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë ka vënë në dispozicion të Malltezit, struktura të ndryshme të administratës shtetërore me qëllim realizimin e procesit të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Lini një Përgjigje