TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2024, 21:45

Akil Pano: Ja pse rrezikojmë të shuhemi si komb

Shkruar nga Pamfleti

Akil Pano: Ja pse rrezikojmë të shuhemi si komb

Pastori Akil Pano ka folur lidhur mbi rrezikun e familjeve shqiptare.

Ai tha se shumë mendojnë se njeriu nuk është i lumtur nëse nuk ka vendosur një sërë të mirash materialesh më parë. Sipas tij, kjo nuk është një përqasje e duhur pasi ka njerëz që vendosin karrierën.

Teksa ka komentuar rënien e lindshmërisë në Shqipëri, pastori u shpreh se absurdi i madh është se në 2024, kur qeveria po propozon një ligj për sterilizimin e të rinjve dhe të rejave.

Ai tha se indeksi i lindjeve në Shqipëri është 1.2, që përbën një shifër të akullt, dhe mund të them se me këto indekse Shqipëria ka marrë fund.

“Nëse i kemi bërë ballë çdo pushtimi, çdo lufte, ne po rrezikohemi sot si komb për shkak të rënies së lindshmërisë. Janë disa faktorë që kanë ndikuar këtu, që nis edhe me faktin se sot vendoset karriera në plan të parë në vend të lindshmërisë”, tha Pano për “News 24”.

Sipas tij, nëse analizohen politikat pro familjes sot, atëherë do të kuptojmë se shteti komunist kishte shumë më tepër politika se sa ka sot.

Ai shtoi se referuar shifrave, kjo duhej të ishte një çështje që duhej të diskutohej në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku duhet të propozohen masa, nisma mbështetëse, që të kemi një rritje të indeksit të lindshmërisë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje