
Gazetari, Elkier Bushkolaj tha se fakti që Agron Neza qëndroi 6 orë në SPAK që në seancën e parë do thotë që nuk do ia hedhë paq kësaj çështjeje.
“Dyshimet e para të FBI për McGonnigal. Nga materialet e publikuara në media është një aferë korruptive.
Fakti që Neza që ka qëndruar 6 orë në SPAK që në seancën e parë në thirrje, do thotë që ka pasur përpara një dokumentacion të plotë dhe të ezauruar.
Nuk e besoj se zoti Neza do ia hedhë paq kësaj çështjeje, sepse kemi të bëjmë me një listë të gjatë emrash.
Është një dosje mjaft përvëluese për Ramën.
Nuk është rastësi që dje u thirr Neza dhe u mbajt 6 orë dhe sot u thirr Berisha”, tha gazetari për “Ora News”.
Lini një Përgjigje