
Endrit Shabani, kreu i “Nismës Thurje”, teksa ka folur mbi koncesionet e shëndetësisë, tregoi se si një rrobaqepës fitoi një koncension në shëndetësi.
Në “Top Story” ai ka treguar edhe kostot financiare të koncesionit të sterilizimit.
“23 dhejtor 2019 , e kemi çuar. Shqetësimi ishte pse duhej dhënë privatit, kur shtetit kishte kapacitetin për ta bërë vetë. Me pak investime madje mund ta përmirësonte procesin. Pse iu dha privatit kur mund të kishim marrë oferta më të mira se sa një rrobaqepës? Pse jo me një tender të hapur publik, me një thirrje ndërkombëtare. E treta pse ky çmim. Ekspertët patën llogaritur se kjo në vende të zhvilluara, kjo bëhet 10-30 herë më lirë se në Shqipëri.
Për çdo operacion shteti i jepte një mjeku 20 euro për operacion. Vetëm për larjen e instrumentave që do përdorte mjek ne paguam 200 euro për paketë. 200, 400 600 për larjen që do përdorte mjeku dhe mjeku paguhej 20 euro. Kjo është një ndër arsyet që mjekët duan të largohen nga Shqipëria, sepse lekët shkojnë për afera që e varfërojnë shtetin.
Sterilizimi i instrumenteve duhet të lahen. Ne nuk është se si kemi sterilizuar, duheshin përmirësuar po. Njëra ishte se qepte rroba, nga dokumentat që kërkuam nuk ishte e specializuar për këtë punë.
Drejtoresha e spitalit i shkruante ministres dhe ajo i thoshte ta vendosim në përdorim. Ajo nuk i kthente përgjigje. Pra ne nuk kemi euro dhe ta marrë ky rrobaqepësi. Puna është bërë serioze por paralelisht disa media e kanë investiguar”, tha Shabani.
Lini një Përgjigje