TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2024, 21:41

Afera me sistemin TIMS/ Urdhri i Prokurorisë, Muhamet Rrumbullaku urdhëron pezullimin nga detyra të Ervin Muçës

Shkruar nga Pamfleti

Afera me sistemin TIMS/ Urdhri i Prokurorisë, Muhamet Rrumbullaku

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për drejtorin e Departamentit dhe Teknologjisë së Informacionit në policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbatuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të Ervin Muçës.

Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se, “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça”.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M.

Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas”, njofton policia.

Drejtori i IT-së Ervin Muça, dyshohet se ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit.

Mbi të rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “hyrjes së paautorizuar kompjuterike”, pasi eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit.

 

Lini një Përgjigje