TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2024, 07:40

A ka politikanë me Sky ECC dhe Encrochat? Paralajmëron deputeti: E tmerrshme kur të shihni çfarë do dali

Shkruar nga Pamfleti

A ka politikanë me Sky ECC dhe Encrochat? Paralajmëron deputeti: E

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në emisionin “Quo Vadis” u shpreh se shumë politikanë kanë përdorur aplikacionet e Sky ECC dhe EncroChat.

Sula tha se nga opozita nuk ka asnjë deputet, por nga mazhoranca po. Deputeti deklaroi se është e tmerrshme me ato çfarë do dalin së shpejti.

Pjesë nga biseda:

Sula: Në tërësi, u bënë dy vite tamam që po shohim që Sky ECC dhe EncroChat kanë nxjerrë në pah persona me krimin e organizuar. Për çfarë ju duhen këto aplikacione politikanëve, do flasin me të dashurit? Ata i mbajnë ose për korrupsion ose për krim të organizuar.

Borakaj: Ka shumë politikanë që kanë pasur Sky ECC dhe EncroChat?

Sula: Tek opozita ka zero.

Borakaj: Se vë dot dorën në zjarr për këto

Sula: E vë e vë.

Borakaj: Po tek mazhoranca?

Sula: Janë shumë, janë të tmerrshme ça do dalin. Besoj se do dalin

Lini një Përgjigje