TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2024, 20:47

A janë shqiptarët pro futjes së dënimit me vdekje?

Shkruar nga Pamfleti

A janë shqiptarët pro futjes së dënimit me vdekje?

Dënimi me vdekje, një tjetër çështje që ndan vlerat dhe pozicionimin e një shoqërie në raport me jetën, vdekjen dhe legjislacionin, është vënë në fokus të mendimit të qytetarëve nga Barometri në Euronews Albania.

Ashtu si edhe për fenomene apo veprime të tjera që përcaktojnë vlerat tona si shoqëri, në pyetësorin e fundit 1000 te intervistuar janë përballur edhe me një pyetje të veçantë që lidhet me dënimin me vdekje.

Pyetjes “A është tërësisht i justifikuar apo aspak i justifikuar dënimi me vdekje?”, qytetarët i janë përgjigjur në 63,4 % me mosjustifikim.

Pjesa tjetër e të intervistuarve e justifikojnë dënimin me vdekje, por gjithsesi janë pakica në raport me ata që e konsiderojnë tërësisht të pajustifikuar dënimin me vdekje.

A janë shqiptarët pro futjes së dënimit me vdekje?

Lini një Përgjigje