TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2024, 13:59

Kapja e 24-vjeçarit me mina me telekomandë, reagon Balla: Grupet kriminale do të ndiqen këmba-këmbës

Shkruar nga Pamfleti
Kapja e 24-vjeçarit me mina me telekomandë, reagon Balla: Grupet
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kapjen e një 24-vjeçari që po transportonte 2 mina me telekomandë në Lezhë për t'i shitur tek grupet kriminale.

Balla përgëzon policinë, teksa bën thirrje që grupet kriminale duhen ndjekur këmba-këmbës. 

'Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!', ka qenë reagimi i ministrit. 

24-vjeçari Arkil Selimi nga Fushë-Kruja u prangos me dy mina me telekomandë të fshehura në trup.

Ai po udhëtonte nga Fushë-Kruja në drejtim të Lezhës, por u lokalizua në afërsi të Milotit.

Policia e Lezhës tha se kishte informacion se i riu shiste lëndën plasëse tek grupet kriminale të Lezhës, ndërhyri për arrestimin e tij në kushtet e flagrancës. Gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me  Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, Forcat Operacionale dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”, thuhet në njoftimin e policisë.

taulant balla arkil selimi

Lini një Përgjigje