
Me disa vatra lufte të përhapura në botë dhe me frikën e shpërthimit të një lufte bërthamore, vende evropiane po nisin përgatitjen për më të keqen.
Duke qenë se me shpërthimin e Covid-19, vendet u kapën të papërgatitura gjë që solli shumë pasoja në njerëz, tani më BE ka vendosur t’i përgatis vendet për rrezikun e afërt më të mundshëm aktualisht, atë të një sulmi bërthamor.
Pjesë e kësaj nisme është edhe Shqipëria e cila ditën e sotme ka improvizuar rastin e një sulmi bërthamor.
Një sulm kimik ka ndodhur…. Me veshje të posaçme dhe detektorë që zbulojnë agjentin veprues mjekë të urgjencës kombëtare ndërhynë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Situata u improvizua në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.
“Është një sektor shumë i rëndësishëm që na ka munguar si pjesë e përgjigjes së urgjencës mjekësore. Nuk mund të themi asnjëherë se jemi të qetë që nuk kemi centrale bërthamore, rrezikun e kemi prezent se lëndë kimike transportohen në territorin e të gjithë Shqipërisë, lëndë kimike depozitohen në magazina të ndryshme lëndë kimike ndofta prodhohen edhe në ambjente të ndryshme prandaj mund të ndodhi nga një moment në tjetërin”, tha Skënder Brataj.
220 mijë euro ka financuar Bashkimi Europian për të pajisur Urgjencën Kombëtare me veshje dhe materiale speciale për ndërhyrje të tilla.
“Nuk është vetëm fakti i trajnimit, por dhe plotëismi me materialet, dhe aparaturat qe duhen për të bërë dekontaminim, identifikuar llojin e agjentit, a është kimik, biologjik apo radioaktv. Duke evidentuar një gjë të tillë ne jemi në gjendje të bëjmë menjëherë kontaminimin nga lënda, por mbi të gjitha parashikojmë dhe llojin e trajtimit përmes antidotëve apo jo në bazë të lëndës që ka shkaktuar këtë lloj aksidenti”, shtoi ai.
Mjekët dhe infermierët e trajnuar të parët do të shpërndajnë njohuritë tek kolegët në spitale të tjera. Shqipëria në fund të këtij procesi do te këtë Qendrën e Emergjencave Shkatërruese.
Lini një Përgjigje