
Sot mbushen plot 9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistes shqiptare, e cila ia kushtoi jetën në shërbim të të varfërve dhe të pambrojturve në Botë.
Shenjtërimi i Nënë Terezës u shpall më 5 shtator 2016 nga Papa Françesku, gjatë një ceremonie në Vatikan, duke njohur dy mrekullitë e kryera pas vdekjes së saj si prova të shenjtërisë.
5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën kur shenjtorja shqiptare u nda nga jeta, në vitin 1997 në Kalkuta të Indisë, në moshën 87-vjeçare.
Ndërkohë me një mesazh ka reaguar edhe Presidenti amerikan Donald Trump.
"Nënë Tereza i dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh", thuhet në mesazhin e Presidentit Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Lini një Përgjigje