TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2023, 12:43

50 persona të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë, revoltohet banori: Shteti të marrë masa

Shkruar nga Pamfleti

50 persona të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë,

Dhjetëra banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bulqizë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e helmimit nga uji i pijshëm.

Si në Spitalin e Bulqizës, por edhe në qendrën shëndetësore, ka pasur një fluks të vizitave me shenja helmimi nga banorët e kësaj zone, kryesisht me të vjella dhe diarre.

Nga analizat e kryera nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë (NJVKSH), ka rezultuar që uji ka qenë i ndotur. 

Ndërkohë në këto ditë janë paraqitur rreth 50 persona në spital me shenjat e helmimit. Mjeku i Qendrës Shëndetësore në Gjoricë tha se ka një tendencë në ulje të personave që dyshohet se mund të jenë helmuar.

“Është thuajse dita e tretë sot që vazhdojmë me rastet. Sot rreth 7-8 vetë kanë qenë që do të thotë se është një numër më i ulët se i djeshmi, të paktën deri në këto momente. Simptomat janë bark e të vjella, dhimbje barku, që është karakteristikë e asaj që tashmë mendohet të jetë, helmimi nga uji. Nuk kanë pasur komplikacione të rënda, shpresojmë të përmirësohet situata”, tha mjeku Telman Veliu.

Ndërsa një banor u shpreh se ka të paktën 4 ditë që ka ndodhur ky problem.

“Ka të paktën  4  ditë që ka ndodhur ky problem. Është një nga arsyet kryesore që njerëzit duhet ta bëjnë lajmërimin se njerëzit vijojnë të pinë ujë. Kemi depozitën e ujit pa asnjë lloj roje. Ne japim lekë dhe shkojmë nëpër spitale  nuk është mirë. 99% ujit ia kam lënë. Aty ia kam lënë nuses. Gocën tre vjeçare e kam pas me të vjella, dhe temperatura. Duhet roja te depozita. Shteti duhet të marrë masa. Këtë e dimë që hedhin klor”, u shpreh ai.

helmim nga uji i pijshëm në bulqizë revoltohet banori

Lini një Përgjigje